Modelja e njohur Linda Evangelista zbuloi se pesë vite më parë u diagnostikua me kancer në gji dhe iu nënshtrua ‘mastektomisë së dyfishtë’.
Siç shpjegoi ajo, kanceri i saj u zbulua gjatë një kontrolli të rregullt në vitin 2018, por ajo foli vetëm tani.
“Rezultatet nuk ishin të mira dhe për shkak të faktorëve të tjerë shëndetësorë, pa hezitim, sepse doja të lija gjithçka pas dhe të mos merresha me të, vendosa të bëj një mastektomi dypalëshe. Mendova se isha mirë dhe gati për jetën. Kanceri i gjirit nuk do të më vrasë”, tha ajo për WSJ Magazine.
Megjithatë, vitin e kaluar ajo ndjeu përsëri një gungë në gjoksin e saj dhe për fat të keq, doli se tani ajo ka kancer në muskulin gjoksor.
“I thashë mjekut tim: ‘Gërmoni një vrimë në gjoksin tim. Nuk dua të duket bukur. Unë dua që ju ta gërmoni atë. Unë dua të shoh vrimën në gjoksin tim kur të keni mbaruar. A me kupton? Nuk do të vdes për këtë”, ka thënë modelja.
Ajo pranoi gjithashtu se ka rezultate të tmerrshme të testit “onkotip”, i cili parashikon mundësinë e rikthimit të kancerit.
“E di që kam njërën këmbë në varr, por jam plotësisht në një humor festiv,” tha Evangelista për WSJ, duke shtuar se vetëm pak njerëz dinin për luftën e saj./Sinjali