3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abrashi i VV-së: Edi Rama bajraktar i masave ndaj Kosovës

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi ka folur për dialogun, akuzat e opozitës, masat e BE-së dhe akuzat për afera korruptive të zyrtarëve të LVV-së dhe njerëzve të afërt.

Fillimisht, Abrashi për dialogun tha se është e rëndësishme të ruhet ajo që duhet të ruhet.

“Tashmë dialogu është duke vazhduar në rrjedhën pas ndërprerjes. Pala jonë është shumë e përgaditur dhe e di se si do të ecë përpara. Për ne është e rëndësishme që të ruhet ajo që duhet të ruhet ”, ka thënë Abrashi në kosovalive.net.

“Unë e kam me një problem me kritikën e opozitës. Ajo është e përcaktuar si kritikë bëri çka bëri qeveria. Ajo që ndodhi në veri, s’ka qenë asnjëherë rezultat i veprimeve të qeverisë por si reaksion i palës serbe, i grupeve të lidhura me Beogradin. Patëm një qasje serioze si shtet ndaj një pjese që thuhej se nuk ka kontroll shteti. Aty ku ka kriminel, ka edhe policë, është normale. “, u shpreh fillimisht ai.

Deputeti tutje tha se për herë të parë Kosova ka një qeveri që nuk varet nga vullneti i Listës Serbe dhe i Beogradit.

“Për herë të parë kemi një pushtet ku nuk varet nga vullneti i Beogradit, kjo e bën qeverinë shumë më stabile për sfidat që vijnë.”, tha Abrashi.

Në lidhje me masat që BE i ka vendosur ndaj Kosovës, Abrashi tha se duhet të ndryshoj përshtypja e miqve se Kosova lëshon pe në dialog.

“Mendoj që pse ndërkombëtarët dolën kundër për shkak të faktit se e kanë një përshtypje nga e kaluara se Kosova është pala e dobët dhe se Kosova është pala që lëshon pe në dialog. E dimë sa është lëshuar pe nga Kosova në dialog. Duhet të ndryshoj përshtypja e miqve tanë se Kosova duhet të lëshoj pe në dialog.”, u shpreh ai.

Artan Abrashi tutje tha se problemi kryesor në dialog janë marrëveshjet 2013-2015.

“Kryeministri është në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët. Problemi kryesor është marrëveshja 2013-2015. Po insistohet në një model të asociacionit që edhe Gjykata Kushtetuese s’e ka pranuar.”, shtoi ai.

Deputeti u shpreh se në veri ka një lodhje të grupeve kriminale, prandaj ka edhe ulje të numrit të policëve.

Abrashi foli për zgjedhjet në veri, ku tha se zgjedhjet duhet të shpalleshin pasi kishte dorëheqje. Ai foli tha se nuk do të bënte këtë, atëherë nuk do të respektohej ligji.

“Çfarë pale serioze je kur nuk i respekton ligjet e shtetit tëndë? Nuk kemi mekanizma që i detyrojm të japin dorëheqje katër kryetarët e komunave në veri.”, u shpreh ai.

Ai foli për masat e vendosura nga BE kundër Kosovës, ku tha se pret që ndërkombëtarët të reflektojnë dhe ta trajtojnë Kosovën si palë serioze.

“Natyrisht që po pres që të hiqen masat. Janë të padrejta. Ka normalizim të situatës, kjo po shihet. Ndërkombëtarët të reflektojnë. Kosova të trajtohet si palë serioze në dialog.”, tha deputeti.

Tutje, Abrashi tha se nuk e merr seriozisht akuzën e Ramush Haradinajt karshi kryeministrit Kurti, ku e qujti të pabesë për veprimet në veri.

“Unë nuk mendoj se një kryeministër që të jap besë se do i shkel ligjet. Çfarë kryeministri është ai? Është akuzë opozitare s’duhet të merret seriozisht.”, shtoi ai.

Abrashi u shpreh se bandat e veriut të dirixhuara nga Beogradi s’kanë vend në Kosovë.

“Bandat në veri të dirixhuar nga Beogradi nuk kanë vend në Kosovë, në vend do të ketë respektim të ligjit.”, tha ai.

Deputeti u shpreh se Kosova në takimin e 14-shtatori shkon pa e ulur kokën.

“Kosova shkon si palë konstruktive dhe pa e ulur kokën. Asnjë gabim nuk është bërë, edhe ndërkombëtarët po e kuptojnë.” , u shpreh Abrashi.

Tutje, ai e komentoi deklaratën e presidentes Vjosa Osmani që iu kundërpërgjigj presidentit të Francës, Emmanuel Macron që kërcënoi se mund të ndalohet proces i liberalizimit të vizave nëse nuk ka sjellje konstruktive në dialog nga Kosova.

“Ishte një deklaratë e fortë. Neve na është thënë se dialogu është i ndarë nga liberalizimi i vizave. Pse duhet të pësoj qytetari? Deklaratën e Vjosa Osmanit duhet ta shohim në këtë kontekst. Përpjekje e dhunshme që Kosova të bëj kompromis.”, tha deputeti.

Tutje, ai kritikoi opozitën se e ka lënë Kosovë në situatë të keqe me gabime të shumta.

“Kryeminstri po vazhdon përpjekjet e tij që ta nxjerr Kosovën nga një situatë që e gjeti ashtu. Gabime të së kaluarës po na ndjekin edhe tash. “

“Krimi dhe korrupsioni ka qenë tema që është zhvilluar LVV, si alternativë kundër tyre. Ne kur kemi fituar me 14 shkurt kemi fituar mbi zotimet se do të luftojm krimin dhe korrupsionin. “, tha ai.

Artan Abrashi foli edhe për akuzat ndaj zyrtarëve të LVV-së dhe njerëzve të afërt të LVV-së për rezervat shtetërore dhe koordinimin me Listën Serbe.

“S’ka asgjë nga këto afera, kanë bërë film. Kur të përmbyllet do ta shihni se është orkestrim i akuzave të pabaza, është orkestrim mes opozitës, disa mediave e disa personave në prokurori.”

“Nagip Krasniqi po mbahet që 4 muaj në paraburgim pa asnjë provë konkrete. Ku janë provat?”

“14 shkurti është një shembull se përmbysjet e mëdha demokratike nuk ju konvenojnë pushteteve të kaluara.”, shtoi Abrashi.

Deputeti tha se LVV janë të gatshëm për zgjedhje por nuk e di nëse opozita janë.

“Ne jemi të gatshëm për zgjedhje, por opozita nuk e di se a janë të gatshme? Matjet janë shokë për opozitën. S’ka alternativë opozitare. Po mundohen me kopju LVV-në. S’kanë kauzë. Jemi të gatshëm me i trajnu se si bëhet opozita. Munden me përfitu nga përvoja e LVV-së.”

“Incidenti i grushtave ka ndiku në marrdhënieve mes deputetëve.Krejt opozita më nervozon në tema politike. Dallimet i kemi në qëndrime por kjo nuk do të thotë se ne nuk komunikojmë.”, u shpreh deputeti.

Abrashi foli edhe për marrdhëniet Kosovë-Shqipëri, ku e kritikoi Edi Ramën.

“Shqipëria është e pazëvendësueshëm për Kosovën, pa marrë parasysh se kush është kryeministër andej apo këndej.”

“Edi Rama bajraktar i masave ndaj Kosovës, kur anuloj mbledhjen e dy qeverive. Hatërmbetjet mes kryeministrave Kurti e Rama janë të tejkalueshme.”, tha ai.

Tutje, Abrashi foli për deklaratën e Faton Klinakut, ku tha se ajo gjuhë është e papranueshme.

“Deklaratë e panevojshme e pamatur. Autori s’ka qëndrim pozitiv ndaj kryeministrit, por nuk arsyetohet një gjuhë e tillë. Zyrtarë të PDK-së i dulën në përkrahje, prandaj reagova ashtu. Gjuha ishte e papranueshme. Mbështetja e asaj deklarate e ka bërë edhe më serioze. “

“Unë nuk e kam hapur këtë temë. PDK le të vazhdon me padinë civile, është rruga e duhur.”, tha ai.

Abrashi shtoi se është i kënaqur me punën që është në gjitha ministritë, sidomos në ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Punëve të Brendshme.

“Unë kam besim të plotë te kryeministri. Kjo është çështje e kryeministrit. Ka shumë ministra që i kisha veçu, jam i kënaqur me punën që është bërë në ministrinë e Mbrojtjes, në ministrinë e Punëve të Brendshme.”, tha ai.

Ai në fund komentoi akuzat e opozitës se presidentja Osmani është ‘mashë’ e kryeministrit Kurti.

“Janë akuza opozitare, shohin rrezik nga presidentja Osmani se ka një standart të lartë profesionale, prezantimi i saj në arenën ndërkombëtare është i nivelit të lartë.”, tha deputeti Abrashi.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img