Banka Qendrore e Kosovës ka siguruar bashkëpunimin për projektet që zhvillojnë sektorin financiar dhe ekonomik të Kosovës nga zyra e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo pas takimit të Guvernatorit të Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili me shefin e kësaj zyre, Massimiliano Paolucci.
“Paolucci theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë të mbajë në nivel të lartë bashkëpunimin me BQK-në, në realizimin e projekteve që për qëllim kryesor kanë zhvillimin e vazhdueshëm të sektorit financiar dhe të ekonomisë së Kosovës në përgjithësi. Çështjet e bashkëpunimit dhe asistencës teknike të diskutuar pritet të finalizohen në takimet vjetore të FMN dhe Bankës Botërore që do të mbahen në muajin tetor të këtij viti, ku do të marr pjesë edhe delegacioni i BQK-së”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Në takim Guvernatori Ismaili falenderoi Bankën Botërore për gatishmërinë që të ofrojë programe të reja të asistencës teknike në fusha të ndryshme si digjitalizimi, rreziku kibernetik, edukimi financiar dhe projekte tjera që ndihmojnë në avancimin e mëtutjeshëm të sektorit financiar.