Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbyllur vizitën e saj dy ditore në Shqipëri. Pas Tiranës ku zhvilloi takime me funksionarë të shtetit, qytetet e fundit që vizitoi ishin Durrësi dhe Berati.
Në këtë të fundit ajo mori titullin e lartë “Patron i Kalasë”. Ajo ka mbërritur në mesditë në qytetin muze, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe personalitete të larta të qeverisë së Kosovës.
Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, i ka dorëzuar presidentes së Kosovës Osmani titullin “Patron i Kalasë” së Beratit, titulli më të lartë ekzekutiv që i jepet personaliteteve të shquara, titull ky i miratuar me unanimitet nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak Berat.
”Kalatë nuk janë thjeshtë vetëm kala shekullore, janë kujtesa jonë kolektive pasi përgjatë historisë kalatë kanë luajtur një rol të rëndësishëm për historinë e çdo populli. Kjo kala duhet të mbrohet nga çdo brez dhe qoftë simbol i unitetit mes nesh”-,ka thënë Osmani.