13.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Armatimi në Zveçan, Elshani: Kishte kallashnikovë dhe municion të kalibrit të NATO-s, rast interesant për t’u hetuar

Sasi e madhe e armatimit është zbuluar të martën në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Nga ky aksion i policisë nuk ka të arrestuar deri më tani përveç konfiskimit të armatimit.

Kështu u bë e ditur sot gjatë një konference të jashtëzakonshme për media që u organizua nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës.

Drejtori i Policisë së për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha para gazetarëve se policia ka arritur të gjeje katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore. municion dhe gjëra të tjera.

Këtë rast, Elashani e quajti interesant për t’u hetuar, sepse sipas tij në mesin e armatimit janë gjetur edhe kallashnikovë dhe municion të kalibrit 5X56, i cili përdoret edhe nga forcat e NATO-s.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje tjera për shkak të hetimeve, derisa situatën e përgjithshme në veri e ka vlerësuar të qetë, stabile, por delikate.

“Policia e Kosovës pas pranimit të një informate nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, ka zhvilluar një bastisje në ‘Korile e poshtme’ këtu në Zveçan, me c’rast gjatë bastisjes kemi hasur në armë dhe municion të cilin ju e patë. Aty janë gjetur katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore, municion dhe gjëra të tjera. Policia e Kosovës vazhdon të jetë e dedikuar për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike në mbarë territorin e Kosovës dhe në veçanti në veriun e saj… Duke marrë parasysh numrin, sasinë dhe llojin e armëve, atëherë del se ky vend ka mundësi të jetë edhe depo. Ne nuk kemi të arrestuar për momentin, por kemi persona të dyshimtë. Në mesin e armëve dhe municionit që ju i patë kishte edhe kallashnikov dhe municion 5X56, që i bie kalibër i NATO-s, e që është një rast interesant për t’u hetuar… Në pjesën veriore të Kosovës situate është e qetë, stabile, por delikate, duke marrë parasysh edhe zhvillimet politike të cilat po zhvillohen në vend”, ka thënë Elshani.

Për këtë aksion gjatë ditës ka njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur në një postim në Facebook se kjo shtëpi ku është gjetur armatimi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe. /KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img