Qytetarët e komunës së Kaçanikut, që nga dita e djeshme kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Kështu ka njoftuar kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni”.
Kompania ka thënë se kjo ndërprerje ka ardhur si pasojë e të reshurave të pandërprera atmosferike, ku janë shkaktuar dëme në rrjetin kryesor të ujësjellësit në Lybeten.
“Bifurkacioni” ka thënë se ndërprerja me ujë të pijshëm do të vazhdojë edhe sot.