-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

1 muaj paraburgim për ish-kandidatin e AAK-së për asamble, “kokainën e blinin në Shqipëri”

Gjykata e Prizrenit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji katër të arrestuarve për drogë në Prizren të hënën.

Në mesin e të arrestuarve që do të mbahen në paraburgim është edhe Shkodran Pulaj, ish-kandidat i AAK-së për asamblist në Prizren.

“Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër (4) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se ne bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ka njoftuar gjykata.

Shkodran Pulaj dhe tre të tjerët me inicialet: M.P., Xh.K., dhe F.Sh dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Po ashtu, Pulaj dyshohet edhe për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë blerë kokainë dhe kanabis nga persona në Shqipëri dhe e kanë sjell në Kosovë.

Pastaj, sasinë e drogës së transportuar nga Shqipëria, ata dyshohet se e kanë shpërndarë në regjionin e Prizrenit.

“Nga data e pavërtetuar e ne vazhdimësi, të pandehurit M.P., Xh.K., F.Sh., në bashkëveprim me të pandehurit Y.K., dhe L.K., pa autorizim blejnë ose posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrojnë për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri Y.K., dhe i pandehuri Sh,.P., blenë substanca narkotike të llojit Kokainë dhe Kanabis në sasi të mëdha nga persona të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë, dhe pastaj e sjell në villen e tij e cila gjendet në lagjen Tusuz, të cilën më pas në bashkëveprim me të pandehuri M.P., Xh.K., L.K., dhe F.Sh., e ndajnë në sasi-qese të vogla me qëllim të shitjes apo shpërndarjes tek përdoruesit e këtyre substancave narkotike në Regjionin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve do të merren në pyetje dëshmitarët eventual, dhe me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë apo dëmtimin e provave.

“Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale që i’u vihen në barrë të të pandehurve, dhe me qëllim të sigurimit të prezencën së të pandehurve në fazën hetimore., si rezultat i kësaj caktimi i paraburgimit për të pandehurit është i nevojshëm, dhe i arsyeshëm për të mos penguar rrjedhën procedurale të hetimit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img