Aleanca Kosovare e Bizneseve së bashku me disa biznese në Suharekë, kanë shënuar aktivitetin tradicional “Vjelja e Rrushit Kosova 2023 me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, po ju?”.
Ky aktivitet pati qëllim promovimin e vjeljes së rrushit në plantacionin më të madh, e cila është bërë pikë grumbulluese e shumë produkteve agrare si storie suksesi.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se Suhareka e mban primatin për cilësi.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se është mburrje fakti që Kosova vazhdon të mbetet një ndër eksportueset e verërave gjithandej Evropës e më gjerë.
“Rrushi është vlerë e shtuar e ekonomisë së Kosovës”, tha Shahini. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redzepi.