Analisti Visar Ymeri ka diskutuar rreth historikut të partive opozitare në Republikën e Kosovës.
Ai në emisionin “Debat Plus”, me Ermal Panduri ka shtuar se “Kur po thojmë opozita është e dobët. Jemi duke mos e përmendur një pjesë të meritave opozitare që janë duke bërë”.
Ai ka shtuar se opozita e ka parandalu disa ligje që sipas tij kanë rëndësi të veçantë për mirëmbajtjen e pavarësisë së p.sh institucioneve, në këtë rast me gjyqësorin ose ndarjen e pushteteve, duke i dërguar ato në Gjykatën Kushtetuese ose nëpërmjet saj.
“Një pjesë e konsiderueshme e ligjeve e kanë pasur këtë qëllim. Ka rreziku me cenu këtë pavarësi.Dhe opozita nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese ose duke i dërgu në Gjykatën Kushtetuese e ka parandalu këtë. Mendoj se është kogja një meritë e madhe. Nuk mundemi me thane se një pozitë so ka bon kurgjo”, ka theksuar Ymeri.
Tutje ai ka bërë të ditur se ata janë duke disktuar dy gjëra të ndryshme, e para për temat që ka ngritur opozita dhe për metodën që ka përdorur për ngritjen e temave që duhet me diskutu.
“Kogja shumë ka parasysh çka ka ba Vetëvendosja si opozitë, se nuk ka pasur opozitë tjetër të cilën mundemi me përmend në historikun e shkurtër të Republikës së Kosovës. Pra VV në vitin 2010 , 2011 kur ka nis Kuvendi pas zgjedhjes së 2010-s, unë kam qenë deputet, kryetar i grupit parlamentar ne kemi qenë bashkë me LDK-në. Por kur flitet për opozitën, për opozitarizmi që është bërë qeverisë, Thaqi 2. Nuk mendoj që dikush flet për LDK-në por VV ka qenë më e zëshme” ka shtuar Ymeri.
Ai ka shtuar detaje se si opozita e tanishme nuk është e ngjajshme me kohën kur Vetëvendosja ishte në opozitë.
” Cilat tema ka bërë opozitë Vetëvendosja dhe a po dojnë opozita e sotme, opozitë qato tema dhe e 2. Qysh ka bo opozitë? Por mendoj që partitë opozitare veçanërisht LDK-ja, që na nuk bëhemi si Vetëvendosja. Po I nënkuptojnë dy gjëra: as nuk i përdorin metodat e VV, as nuk bëjnë opozitë në çështjet në të cilat opozitarizmi-kundërshtimi siç ka bërë VV-ja prodhon vetëm iluzion popullist. Jo të vërtetë” ka shtuar Ymeri.