Kompani Regjionale e Ujësjellësit “ Bifurkacioni” dega në Kaçanik, ka njoftuar se të reshurat atmosferike të pandërprera, kanë shkaktuar dëme në rrjetin kryesor të ujësjellësit në Lybeten.
Sipas njoftimit, si pasojë është ndërprerë furnizimi me ujë në qytet, ku kjo ndërprerje do të vazhdojë edhe nesër.