2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Dështimi i seancës së jashtëzakonshme, Maxharraj e quan turp e skandal/ Ja detaji i çuditshëm për opozitën

Ishte paraparë të diskutohet për furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët, por seanca e thirrur nga opozita ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bojkotuar seancën me arsyetimin se nuk marrin pjesë në seanca ku kritikohet qeveria, por edhe nga opozita pati mungesë të deputetëve.

Për këtë ka reaguar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili e konsideron turp e skandal bojkotin e seancës.

“E paparë, turp e skandal: Bojkoti i tërësishëm i seancës së parlamentit?!Për sot në ora 12 ishte paraparë me kërkesë të opozitës të mbahet seanca e Parlamentit të Kosovës me fokus diskutimi rreth gjurlltisë me tekstet shkollore.

Por seanca nuk u mbajt, dështoi apo më mirë të themi u bojkotua. Nuk është hera e parë që seancat e parlamentit dështojnë. Ka ndodhë në vazhdimësi në të gjitha legjislaturat, sepse vazhdimisht për deputet janë “zgjedh” njerëz jo të ndershëm, të papërgjegjshëm kryesisht nga militantët e partive politike. Në këtë drejtim për shkak e mos disiplinës së deputetëve. Lëshimi dhe ikja nga seancat e paralamentit vazhdimisht ka pasur vështirësi në realizimin e planeve të punës. Por, sot ishte diçka specifitike dhe shumë skandaloze të bojkotohet gati tërësisht seanca e thirrë nga vetë opozita për të diskutuar për aferën për tekstet shkollore”, ka shkruar Maxharraj.

Ai konsideron të çuditshëm faktin se edhe nga opozita e kanë bojkotuar seancën.

“Por, edhe pas pritjes kryeparlamentari Glauf Konjufca u detyrua të shpall seancën e përfunduar nga se:-Mazhoranca, pra LVV tërësisht e bojkotoi seancën, fortë e çuditshme, asnjë deputet në sallë, bile as raportuesit që ishin deshtë të raportojnë për çështjen. Shumë e çuditshme. Por edhe me e çuditshme se pse e bojkotuan edhe opozita e cila e kishte thirre seancën. Kjo s’ka ndodhë kurrë. Por, në sallë u panë vetëm disa syresh nga opozita, ata më të zhurmshmit si: Abelard Tahiri, Eliza Hoxha, Ariana Musliu-Shoshi, Hajdar Beqa, Hikmete Bajrami, Driton Selmanaj, etj. Kjo se çfarë ndodhi sot me bojkotimin e tërësishëm të seancës së Parlamentit është një skandal, një papërgjegjësi ndaj obligimeve të deputetit aq me keq është një sjellje rrugaçërie e të gjithë deputetëve të të gjitha partive, po e them kështu sepse deputetët e popullit nuk veprojnë në këtë mënyrë”, ka shtuar Maxharraj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img