Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, sulmuesi nga Malësia e Madhe ka nisur stërvitjen me skuadrën e e parë dhe pas kombëtareve do të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit për të ndihmuar “blutë”, me këta të fundit, që ende nuk po gjejnë formën e duhur këtë sezon.
Për të ardhmen e sulmuesit, në majën e repartit ofensiv të londinezëve foli dhe tekniku Pochettino, i cili pas disfatës ndaj Nottingham Forest u shpreh se Broja është stërvitur mirë dhe është vetëm një “hap” larg rikthimit në fushën e lojës.
“Ne duhet të presim. Ai është afër rikuperimit, por ndonjëherë hapi i fundit është dhe më i vështiri pas një dëmtimi të tillë që pësoi Broja. Ai është stërvitur mirë. Është e lehtë të thuash që na duhet një sulmues tjetër, por ne i kemi dhe presim që të rikuperohen”,- u shpreh tekniku i “bluve”.