Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e thirrur nga opozita për çështjen e teksteve shkollore, nxirrte konkluzione të debatit para se të fillonte ai vet.
Ai këtë e ka përmendur duke aluduar në përshkrimin e rendit të ditës.
“Seanca e sotme, në mënyrën se si ishte ftuar, nxirrte konkludim të debatit parlamentar, para se të fillonte vet debati. Pak sikur, së pari gjykimi mbi rastin, e pastaj hetimi për rastin. P.S Ky ishte rendi i ditës për seancën e sotme: Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimi fillor dhe arsimit të ulët të mesëm të ulët për vitin 2023/25”, ka shkruar Kryeziu.
Seanca e thirrur nga partitë opozitare është bojkotuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa opozita ka fajësuar Qeverinë për dështim në sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit.
Ministria e Arsimit, ka marrë vendim që këtë vit prindërit të subvencionohen për tekstet shkollore, pasi sipas tyre këtë viti shtëpitë botuese kanë rritur çmimet.
Qeveria ka ndarë 80 euro për një nxënës nga klasa 1-5 për tekstet shkollore dhe 30 euro për materiale shtesë për nxënësit nga klasa 6-9.