“ Jemi në kontakt, jemi takuar edhe në gjysmëfinale të Champions League. Do më pëlqente personalisht, nëse kjo është edhe dëshira e tij të bëhej “Qytetar nderi”. Është çështje vullneti, ai është po aq i mirëpritur edhe pa të”, tha Dritan Abazoviq.

Gjokoviq është një tenist i talentuar por edhe një ekstremist i sëmurë. Disa herë është shfaqur me deklarata dhe qëndrime të nacionalizmit kategori ordinere. Pikërisht në Malin e Zi, ai gjatë një darke në Budva, u pa të shoqëronte me gjeste një nga këngët antishqiptare të quajtur “Oj Kosovo Kosovo”.