10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Trajneri i Kosovës: Nuk luajmë për para, por për nderin dhe krenarinë e shtetit

Trajneri i Kosovës, Primozh Gliha, ka folur për dy ndeshjet që do t’i zhvillojnë në kuadër të ciklit kualifikues të Kampionatit Evropian.

Gliha, potencoi se do të provojnë që të ndryshojnë disa gjëra brenda ekipit, teksa shtoi se për ekipin kombëtar duhet me jap maksimumin, njofton Klankosova.tv.

“Më e rëndësishmja se çka do të bëjmë ne si ekip në fushë dhe ne si ekip në fushë, luajmë për ekipin. Për ekipin kombëtar duhet të japim maksimumin”, u shpreh Gliha.

“Nuk ka ndeshje të lehta, të luajmë për dinjitetin e shtetit, nuk luajmë për para po për për nder dhe krenarinë e shtetit, dhe do të provojmë të ndryshojmë disa gjëra, gjëja e parë është mentaliteti dhe duhet të kemi tjetër qasje në fushë”.

Përndryshe, Kosova fillimisht do të ballafaqohet me Zvicrën me 9 shtator, dhe pas tre dite me Rumaninë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img