2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Mësohet identiteti i mjekut të QKUK-së të arrestuar sot

Ortopedi Sami Delijaj është mjeku i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili është arrestuar sot nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Deliaj, është ortoped në Klinikën Ortopedike të QKUK-së.

Ai është arrestuar dhe është ndaluar sot me urdhër të Prokurorisë së Shtetit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit”, njoftoi sot Prokuroria.

Pas arrestimit të Delijajt, Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave lidhur me rastin.

“Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore”, tha ShSKUK-ja në një reagim të hënën.

ShSKUK-ja u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e tilla edhe në vazhdimësi.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img