2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Komunat e mirëpresin vendimin e Kushtetueses për pezullimin e faljes së 100 eurove

Gjykata Kushtetuese sot ka vendosur që të pezullojë vendimin për faljen e 100 eurove për tatimin në pronë, që është nën i Ligjit për Tatimin në Pronë. Mirëpo deri tani një vendim të tillë e kanë ekzekutuar tri komuna – Drenasi, Graçanica dhe Obiliqi. Vendimin e Kushtetueses e ka mirëpritur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Ai në një prononcim për Express tha se Qeveria duhet t’i hapë sytë që ta bashkëpunojë me nivelin lokal.

Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e Komunës së Prizrenit për masën e përkohshme lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, i cili ka hyrë në fuqi më 16 gusht 2023. Për zbatimin e këtij vendimi, Kushtetuesja ka vendosur masën e përkohshme deri më 30 nëntor.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur”, thuhet në njoftim.

Për këtë çështje, në një prononcim për Gazetën Express ka folur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai tha se e kanë mirëpritur vendimin e Kushtetueses, derisa ka shtuar se beson që edhe vendimi final do të jetë pro komunave.

“Ne si Asociacion i Komunave të Kosovës gjithmonë i kemi besuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ndarjes së drejtësisë. Kemi qenë të bindur se ky vendim do të jetë pro komunave, e kemi mirëpritur këtë vendim dhe besojmë që edhe vendimi final do të jetë pro komunave, se përndryshe komunat do të humbin rreth 30 milionë euro”, tha Ibrahimi.

Ai pati edhe kritika për nivelin qendror, të cilit i kërkoi më shumë bashkëpunim me institucionet lokale para se të marrë vendime.

“Me këtë vendim u vërtetua që kërkesa e komunave është e drejtë që niveli qendror pa konsulta po merr vendime që do ta preknin buxhetin e komunave dhe këto vendime po merren pa konsulta paraprake. Në vend që niveli qendror të ulet së bashku me nivelin lokal t’i diskutojnë këto probleme, po na detyron që të shkojmë dhe të ballafaqohemi në gjykata. Është apeli i Asocicacionit që në të ardhmen niveli qendror t’i hapë sytë dhe të bashkëpunojë me nivelin lokal në mënyrë korrekte dhe të sinqertë në mënyrë që mos të kemi ballafaqime të tilla në institucione gjyqësore”, tha ai.

Mirëpo deri më tani vendimin për faljen e 100 eurove e kanë zbatuar komuna e Drenasit, Obiliqit dhe Graçanicës. Se çka ndodh me këto komuna, Ibrahimi tha se duhet të presin verdiktin përfundimtar të Kushtetueses.

“Sa i përket komunave aq sa jam në dijeni, duhet të presim verdiktin e fundit nga Gjykata Kushtetuese”, tha Ibrahimi.

Ligji për Tatimin në Pronë u miratua më 10 korrik, me 61 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundër. Ndërkaq, opozita s’kishte marrë pjesë në votim fare, duke thënë se do ta dërgojnë në Kushtetuese. Më pas Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka dërgoi në Gjykatën Kushtetuese atë, me arsyetimin se e shkurton buxhetin e komunave në Kosovë.  /GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img