7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani pyetet për marrëdhëniet Kurti-Rama: Angazhohem për tejkalimin e çdo mospajtimi, por s’shoh asgjë tragjike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u pyet në Tiranë për marrëdhëniet ndërmjet kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj pas takimit, Osmani tha se “relacionet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme”, por që ato “mund të fuqizohen”, ndërsa theksoi se ajo angazhohet për tejkalimin e mospajtimeve.

“Herë i quajmë vëllazërore, por mua më pëlqen t’i quaj relacione mes motrash, sepse është relacioni më i sinqertë që ekziston”, tha Osmani.

“Relacionet mes Kosovës dhe Shqipërisë, natyrisht, siç e përmendëm, mund të fuqizohen edhe më tej. Mund dhe do ta rrisim koordinimin mes nesh”, shtoi ajo.

Osmani tha se angazhohet për tejkalimin e “çdo lloj mospajtimi”, por tha se nuk e sheh atë si tragjike.

“Si presidente angazhohem që të tejkalojmë çdo lloj mospajtimi të momentit që ekziston, por nuk e shoh as si tragjike, as diçka që na pengon të ecim para në këtë qëllim të përbashkët, atë që ju e përmendët si diskutime apo acarim”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img