13.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Kurti mori pjesë në ‘’Hardh Orën Poetike’’: Zëri unik i Xhevdet Bajrajt është mirë që të studiohet në universitetet tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori mbrëmë pjesë në aktivitetin “Hardh Ora Poetike” kushtuar poetit Xhevdet Bajraj, të organizuar nga Hardh Fest dhe Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”.

Në oborrin e poetit shqiptar me famë botërore, Xhevdet Bajraj, kryeministri Albin Kurti, e vlerësoi këtë organizim si një mënyrë e mirë për ta kompensuar sadopak mungesën fizike të poetit i cili u nda nga jeta me 22 qershor të vitit 2022.

Para të pranishmëve, ai shprehu ndjesinë e të qenurit me fat që një poet kaq të madh e ka njohur personalisht.

“Pra, artistë të mëdhenj i njohim nga vepra, po kur ke arritur edhe që t’i dëgjosh direkt e t’i prekësh, padyshim se përshtypjet janë më të mëdha, e unë do të thosha posaçërisht për shkak se bëhet fjalë për Xhevdetin”, tha kryeministri Kurti.

gjatë këtij aktiviteti, ai tha se përveç se vargje, janë edhe këngë të prodhuara nga preokupimet sociale të cilat e bëjnë Xhevdet Bajrajn poet të madh që ka dhënë njëkohësisht zë unik, estetik e social edhe dhimbjeve të popullit edhe dashurisë për vendlindjen.

Ndërkaq, në aspektin akademik, kryeministri Kurti theksoi nevojën e studimit të këtij zëri unik, përderisa u ndje i kënaqur me themelimin e Klubit Letrar “Xhevdet Bajraj”.

“Ky zë unik i Xhevdet Bajrajt që e ka aspektin estetik e social, njëkohësisht për të dyja këto dimensione kaq të fuqishme, padyshim se është mirë që të studiohet e lëvrohet në universitetet tona, nëpër akademitë tona dhe jo vetëm tonat”, shtoi kryeministri.

Në kuadër të festivalit ‘’Hardh Fest’’, përveç Orës Poetike kryeministri Kurti vizitoi edhe panairin e verës, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img