-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Falja e 100 euro për tatimin në pronë, Kushtetuesja e pezullon zbatimin e nenit të kontestuar

Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e Komunës së Prizrenit për masën e përkohhme lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, i cili ka hyrë në fuqi më 16 gusht 2023.

Masa e përkohshme është miratuar deri më 30 nëntor.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur.”

Në njoftim Kushtetuesja tregon se neni 5 i Ligjit për Tatimin në Pronë parasheh faljen e 100 eurove.

“Neni i kontestuar përcakton që (i) çdo tatimpagues që është i detyruar të paguajë tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023, kualifikohet për faljen e tatimit; (ii) shuma e faljes së tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro; (iii) vendimi për faljen e tatimit në pronë merret nga kuvendi komunal i çdo komune më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji; (iv) në rast që tatimpaguesi ka paguar faturën e tatimit në pronë për vitin 2023, shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese; (v) falja tatimore zbatohet vetëm për vitin tatimor 2023; dhe (vi) zbatimi i kësaj dispozite mbetet në përgjegjësinë e çdo komune përgjegjëse për administrimin e procesit të tatimit në pronë për pronat e paluajtshme që ndodhen brenda territorit të asaj komune dhe Ministria përgjegjëse për financa nxjerr vendime që mund të jenë të nevojshme për zbatimin e kësaj dispozite.”

Gjykata thekson që miratimi i masës së përkohshme deri më 30 nëntor 2023, nuk paragjykon në asnjë mënyrë pranueshmërinë dhe/ose meritat e kërkesës, vlerëson që kërkesa e parashtruesit të kërkesës për masë të përkohshme ndaj efekteve të zbatimit të nenit 5 të Ligjit të kontestuar, duhet të miratohet, sepse i shërben mundësisë së “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.

Komunikata e plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka vendosur përkitazi me kërkesën për masë të përkohshme në rastin KO 177/23, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, i cili ka hyrë në fuqi më 16 gusht 2023. Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit të lartcekur të Kuvendit është parashtruar në Gjykatë nga Komuna e Prizrenit, bazuar në autorizimet e përcaktuara nëpërmjet paragrafit 4 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur.

Vendimi i Gjykatës fillimisht sqaron që bazuar në paragrafin 4 të nenit 113 të Kushtetutës, komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt. Bazuar në këtë dispozitë, parashtruesi I kërkesës kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Neni i kontestuar përcakton që (i) çdo tatimpagues që është i detyruar të paguajë tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023, kualifikohet për faljen e tatimit; (ii) shuma efaljes së tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro; (iii) vendimi për faljen e tatimit në pronë merret nga kuvendi komunal i çdo komune më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji; (iv) në rast që tatimpaguesi ka paguar faturën e tatimit në pronë përvitin 2023, shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese; (v) falja tatimorezbatohet vetëm për vitin tatimor 2023; dhe (vi) zbatimi i kësaj dispozite mbetet nëpërgjegjësinë e çdo komune përgjegjëse për administrimin e procesit të tatimit në pronë përpronat e paluajtshme që ndodhen brenda territorit të asaj komune dhe Ministria përgjegjëse për financa nxjerr vendime që mund të jenë të nevojshme për zbatimin e kësaj dispozite.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se, dispozita e lartcekur cenon përgjegjësitë komunale dhe zvogëlon të hyrat e komunës në kundërshtim me (i) garancitë kushtetuese të përcaktuara në paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 2, 3 dhe 5 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi I Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës; (ii) Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale; dhe (iii) Ligjin Nr. 03/L-40 për Vetëqeverisë Lokale, Ligjin Nr. 03/L-49 për Financat e Pushtetit Lokal dhe Ligjin Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, në esencë dhe ndër tjerash sepse, ndërhynë në ushtrimin e kompetencave vetanake të komunës përkitazi me të hyrat nga tatimi në pronën e paluajtshme dhe zvogëlon buxhetin përkatës komunal deri në vlerën prej tre (3) milionë euro, ndërsa në nivel të pushtetit lokal në Republikën e Kosovës, deri në vlerën prej njëzet e shtatë (27) milionë euro sipas të dhënave të referuara të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Sipas sqarimeve të dhëna në Vendimin e Gjykatës, parashtruesi i kërkesës gjithashtu kërkon nga Gjykata që deri në vendosjen përfundimtare të saj lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit të kontestuar, të vendos masën e përkohshme, duke pezulluar efektet e tij.

Në ndërlidhje me kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme, për aq sa është relevante në rrethanat e rastit konkret, Vendimi i Gjykatës sqaron që kriteret për vendosjen e saj janë të përcaktuara me nenin 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, nenin 27 (Masat e përkohshme) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullat 44 (Kërkesa për masë të përkohshme) dhe 45 (Vendimmarrja lidhur me kërkesën për masë të përkohshme) të Rregullores së punës së Gjykatës. Sipas këtyre dispozitave, ndër tjerash, përcaktohet që vendosja e masës së përkohshme ndërlidhet me (i) “çështjen që është objekt i procedures para saj [Gjykatës]”, me kushtin që pala që kërkon masë të përkohshme të dëshmojë se (ii) masa e përkohshme është e nevojshme “për t’u evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme” ose që masa e përkohshme është në “interes publik.”

Në kontekstin e lartcekur, Vendimi i Gjykatës që do të publikohet, sqaron që object shqyrtimi para Gjykatës është neni 5 i Ligjit të kontestuar dhe që i njëjti, bazuar në faktet dhe pretendimet e parashtruara, ngrit çështje të nivelit kushtetues që, ndër tjerash, ndërlidhen me ushtrimin e kompetencave vetanake të komunave, si dhe të drejtën e tyre për të vendosur, mbledhur dhe shpenzuar të hyrat e veta sipas përcaktimeve të Kushtetutës dhe ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për më tepër, zbatimi i nenit 5 të Ligjit të  kontestuar brenda afateve të përcaktuara në të, përkatësisht tridhjetë (30) ditë nga hyrja në fuqi e ligjit, (i) në njërën anë mund të cenojë ushtrimin e kompetencave komunale në ndërlidhje me të hyrat nga tatimi në pronën e paluajtshme për vitin 2023; ndërsa (ii) në anën tjetër, mund të afektojë edhe të drejtat dhe detyrimet e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në lidhje me tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2023.

Vendimi i Gjykatës gjithashtu sqaron që në rrethanat e rastit konkret, pezullimi i efekteve të nenit 5 të Ligjit të kontestuar, mund të “eviton rreziqe apo dëme të pariparueshme” që ndërlidhen me garancitë kushtetuese përkitazi me organizimin dhe funksionimin e vetëqeverisjes lokale si pasojë e ndërmarrjes së veprimeve nga pushteti lokal sipas përcaktimeve dhe afateve të saktësuara në nenin 5 të Ligjit të kontestuar. Për më tepër, vlerësimi i kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit të kontestuar, para zbatimit të tij, është në “interesin publik” sepse i shërben parimit të sigurisë juridike në ndërlidhje me pasojat juridike të Ligjit të kontestuar lidhur me (i) ushtrimin e përgjegjësive komunale dhe menaxhimin e të hyrave të komunës nga tatimet në pronë të paluajtshme; dhe (ii) të drejtat dhe detyrimet përkitazi me tatimin në pronë të paluajtshme për vitin tatimor 2023 për tatimpaguesit, përkatësisht qytetarët e Republikës së Kosovës.

Për më tepër, vendosja e masës së përkohshme ndaj nenit 5 të Ligjit të kontestuar, përkatësisht pezullimi i efekteve të tij deri në vendimmarrjen përfundimtare të Gjykatës, mundëson evitimin e cenimit të përgjegjësive komunale dhe zvogëlimit të të hyrave përkatëse komunale, në rast që Gjykata përmes vendimmarrjes përfundimtare konstaton që neni i lartcekur nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën. Në të kundërtën, përkatësisht nëse Gjykata, pas vlerësimit dhe vendimmarrjes përfundimtare të saj, konstaton që neni I lartcekur është në përputhshmëri me Kushtetutën, komunat do të mund të zbatojnë nenin 5 të Ligjit të kontestuar dhe qytetarët edhe më tej do të mund të përfitojnë nga falja e tatimit në pronë të paluajtshme sipas vlerësimeve dhe vendimeve përkatëse të kuvendeve komunale, ndërsa shuma e falur për vitin tatimor 2023, do të llogaritet si paradhënie për vitet pasuese sipas vet përcaktimeve të nenit të lartcekur.

Për pasojë, Gjykata, në dritën e sqarimeve të lartcekura, duke theksuar që miratimi i masës së përkohshme deri më 30 nëntor 2023, nuk paragjykon në asnjë mënyrë pranueshmërinë dhe/ose meritat e kërkesës, vlerëson që kërkesa e parashtruesit të kërkesës për masë të përkohshme ndaj efekteve të zbatimit të nenit 5 të Ligjit të kontestuar, duhet të miratohet, sepse i shërben mundësisë së “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img