Një i dyshuar në Drenas është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me viktimën dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur atë me një mjet të fortë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.