Borisa Simanic ka humbur veshkën pas goditjes që ka marrë një minutë e gjysmë para përfundimit të ndeshjes kundër Sudanit të Jugut, siç konfirmohet nga Federata Serbe e Basketbollit.
Edhe pse vlerësimet fillestare mjekësore treguan se funksioni i veshkës të sulmuesit serb nuk ishte dëmtuar, megjithatë u shfaqën komplikime dhe ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni tjetër në Manila.
Mjekët thanë se heqja e veshkës së dëmtuar ishte e vetmja mundësi për Simanic.
“Për shkak të shfaqjes së komplikacioneve, Borisa Simanic iu nënshtrua një operacioni të ri më 3 shtator. Për shkak të komplikimeve në vitalitetin e indit të veshkave është dashur të hiqet e gjithë veshka”, ka shpjeguar mjekja e kombëtares serbe, Borisa Radovanoviq.
Simanic pësoi një goditje në veshkën e majtë në fund të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve kundër Sudanit të Jugut dhe kundërshtari i tij, Nuni Omo, kërkoi falje publike për incidentin në të cilin nuk kishte ndërmend të lëndonte basketbollistin serb.
Tashmë 25-vjeçari serb do të duhet të pushojë për disa muaj në mënyrë që të rikuperohet për të vazhduar karrierën e tij profesionale.