Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur qesharake situatën në të cilën ndodhet kryetari Lulzim Hetimi, brenda zyrës së komunës.
Referuar deklaratës së Arbër Vokrri, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, i cili ka thënë se nëse Hetimi largohet nga komuna më nuk e lejon KFOR’i që të hyjë brenda.
”Qysh? Lulzim Hetemi po qendrojka në komunë sepse me dal KFORi nuk po e lejojka me u kthy në ndërtesë. Kështu tha Zv. Ministri. Nuk po e sulmoj asnjërën palë ama ridiculous situation”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
Kanë kaluar muaj që kur Hetimi ndodhet në zyrën e komunës së Leposaviqit, pasi fitoi zgjedhjet lokale të prillit, të bojkotuara nga Lista Serbe.