Është përmbyllur edhe java e katërt në Superligën e Kosovës e futboll me tri ndeshjet e zhvilluara sot.
Kampioni në fuqi, Ballkani, regjistroi fitoren e tretë radhazi duke e mposhtur Gjilanin, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë përfundoi me rezultatin 2:1.
Albin Berisha dhe Arb Manaj realizuan golat e fitores për vendasit, kurse Oltian Bilalli shënoi të vetmin për skuadrën mysafire.
Ballkani tani ka nëntë pikë dhe renditet i treti në tabelë, kurse Gjilani është i parafundit me vetëm një pikë. Të dy këto skuadra kanë zhvilluar nga tri ndeshje deri më tani.
Drita u ndal me barazim nga Dukagjini këtë javë. Ndeshja në Gjilan përfundoi me rezultatin 2:2.
Blerim Krasniqi dhe Besnik Krasniqi (nga penalltia) shënuan për gjilanasit. Mbrojtësi Krasniqi kishte mundësi të shënonte edhe në fundin e ndeshjes nga penalltia, por goditja e tij u prit nga Kenan Haxhihamza.
Për skuadrën nga Klina golat u shënuan nga Bujar Shabani dhe Ardin Dallku.
Drita, që një ndeshje më pak, është e pesta në tabelë me pesë pikë të grumbulluara.
Dukagjini është i teti me dy pikë.
Edhe ndeshja tjetër e zhvilluar sot, mes Prishtinës dhe Llapit, u mbyll pa fitues.
Takimi në “Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultatin 0:0.
Prishtina është e treta në tabelë me tetë pikë, kurse Llapi i katërti me një pikë më pak.