9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Probleme në LDK-në e Obiliqit, jep dorëheqja nënkryetari i një nëndege dhe akuzon strukturat e degës

Pas Vushtrrisë edhe në qytetin e Obiliqit, Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë dal probleme.

Plator Asllani, Kryetar i nëndegës së gjashtë në Obiliq dhe nënkryetar i parë i forumit rinor të LDK-së në Obiliq ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku edhe ka hedhur akuza në drejtim të strukturave të degës.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, dashamirë, bashkëveprimtar e ju qytetarë të respektuar të komunës së Obiliqit.

Duke qenë i privilegjuar që me shumë prej jush kishim një aktivitet e rrugëtim të përbashkët për të mirën e komunës sonë, me keqardhje dhe i shtyrë nga rrethanat e krijuara, ju njoftojë me vendimin tim për të dhënë DORËHEQJE të parevokueshme nga çdo pozitë (Kryetar i nëndegës Obiliq 6 dhe Nënkryetar i parë i Forumit Rinorë) në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dega në Obiliq.

Qytetarë të nderuar, si një i ri pa ndonjë eksperiencë të madhe politike, i mbështetur nga armata e të rinjve, nga familja ime por verbalisht edhe nga kreu i IQO-së Xhafer Gashi për herë të parë i jam futur garës zgjedhore si kandidat për asamble komunale në kuadër të Iniciativës qytetare për Obiliq.Në një garë konkurrente, përkundër padrejtësive që më janë bërë, duke i mbështetur kandidatët të caktuar nga lidershipi i IQO-së, megjithatë arrita t’i marrë afro 300 vota.

Duke qenë i bindur që më janë “avulluar” shumë vota kërkova të hapej një vendvotim ku pas rinumërimit votat e mia pësuan rritje.

Jam i bindur që po të veproja njësoj edhe në vendvotime tjera numri i votave të mia do të rritej edhe më shumë, por i edukuar të ndihmojë njerëzit nuk munda të

vazhdojë me rinumërime tjera nga shkaku që komisionerët do të penalizoheshin e dënoheshin, edhe pse të njëjtit qartazi ishin instruktuar nga udhëheqja e IQO- së të bënin dallavere të tilla.

Përkundër padrejtësive, Unë vazhdova angazhimin e madh në garën e balotazhit, duke mos e kursyer veten, familjen time e sidomos armatën e të rinjëve të cilët projektonin dhe identifikonin të ardhmen e tyre politike e profesionale në komunë pikërisht me emrin tim.Krejt kjo me një qëllim që Xhafer Gashi të fitojë mandatin e kryetarit të komunës.

Pas arritjes së qëllimit, gjërat fatkeqsisht ndryshuan me të madhe.Premtimet e kryetarit mbeten vetëm fjalë.Tashmë u harruan ata që kontribuuan më së shumti për fitore, ndërsa filloi avancimi i njerëzve pa kredibilitet dhe në baza jo meritore, nganjëherë edhe në baza të kalkulimeve të dyshimta e abuzive …

I zënë ngusht nga pamundësia për të qenë zë i interesave të të rinjëve dhe njerëzve me kontribut nga shpërfillja deri në injorim nga udhëheqja e komunës, duke qenë i bindur që tashmë LDK-ja e re në Obiliq nuk përfaqson as idealin tonë për drejtësi, e as traditën e kulturën e LDK-së, dhe i shtyrë nga shumë njerëz të mirë, Unë

njoftojë distancimin dhe dorëheqjen time të pakthyeshme.

Jam i bindur që veprimi im do të mirëpritet dhe se paknaqësitë në rritje shpejt do të rrezultojnë me dorëheqje tjera të njerëzve të ndershem, me kredibilitet personal e familjar.

Dashuria e kontributi për vendin kanë qenë dhe mbeten ideali dhe busolla e angazhimit tim politik, andaj do të vazhdojë angazhimin tim aty ku ka parime, vlerësim, ndershmëri e respektim të etikës e moralit njerëzor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img