Meriton Korenica nuk do ta vesh fanellën e Ballkanit, pasi do të largohet nga Kampioni i Kosovës.
Skuadra suharekase përmes një postimi në faqen zyrtare e ka konfirmuar largimin e Korenicës, shkruan IndeksOnline.
Ballkani e ka falenderuar Korenicën për kotributin e dhënë në klub, duke qënë krenar që ishte pjesë e tyre.
Ata i kan uruar sukses në klubin e ri dhe i’a kanë bërë të qartë se e ka derën e hapur gjitmonë për tu rikthyer.
Korenica pritet ta vazhdoj karrierën në Turqi, te skuadra e Manisas.
Postimi i plotë:
Faleminderit kampion! @meriton_korenica
Kemi qenë me fat që në mesin tonë, kishim një futbollist model, siç ishit ju Meriton Korenica.
Ballkani dhe qyteti i Suharekës, do t’i ruajnë kujtimet më të mira të mundshme për ty, pasi gjithmonë ke dhënë shembullin e duhur, se si me ndershmëri, luftohet për fanellë e për klub.
Si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj, ti ishe modeli më i mirë i një sportisti, andaj dera e shtëpisë tonë, do të jetë gjithmonë e hapur për ty.
Klubi dhe tifozëria jonë, të dëshirojmë sukseset më të mëdha të mundshme në karrierën tënde.
Mirupafshim kampion