2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

BQK: Bilanci i pagesave në qershor ka shënuar rënie prej 19 për qind

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se bilanci i pagesave deri në fund të qershorit të këtij viti u karakterizua nga një deficit të llogarisë rrjedhëse i cili shënoi një vlerë prej 502.7 milionë euro e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar është më i ulët për 19 për qind.

Në njoftimin e tyrë bëhet e ditur se bilanci tregtar në mallra në kuadër të bilancave të pagesave, deri në qershor të këtij viti, kishte deficit në vlerë prej 2.1 miliardë euro, që është deficit më i madh tregtar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shërbimet deri në qershor 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë 553.2 milionë euro, që paraqet rritje prej 36 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. 407.8 milionë euro.

“Kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi. Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 (7 % më të ulëta se këtë vit). Rreth 90% e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës. Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15% më shumë”. /EO/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img