0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Selimi: Nëse do Qeveria mund ta kthejë Haradinajn që sot në Kosovë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi konsideron se për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë përgjegjëse është edhe Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se po deshi Qeveria mund ta kthejë Haradinajn që sot në Kosovë, duke e kushtëzuar Serbinë në tryezën e bisedimeve në Bruksel. “Është shumë e padrejtë që Serbia të ketë mundësi që t’i ndalojë me anë të Interpolit qytetarët e një shteti tjetër siç është Kosova. Përveç Serbisë e bëjmë përgjegjës edhe Qeverinë për gjithë këtë gjendje të krijuar në disfavor të Kosovës, e cila ka mundur dhe sot mund ta kthejë Haradinaj në shtëpi, nëse do ta kushtëzonte Serbinë në tryezën e bisedimeve në Bruksel”, ka thënë ai për “Ekonomiaonline”.

Selimi ka thënë se mbajtja e Haradinajt në Francë është e padrejtë dhe e paarsyeshme, duke thënë se padrejtësia ndaj UÇK-së po vazhdon të peshon mbi barrën e ish-kryeministrit.“Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të padrejtë edhe mbajtjen e zotit Haradinaj atje nga ana e Francës, ashtu siç është e padrejtë edhe kërkesa për arrestim ndërkombëtar nga ana e Interpolit serb në këtë rast. Prandaj padrejtësia ndaj UÇK-së po peshon mbi barrën e z. Haradinaj siç kishte peshuar dikur edhe kur ka qenë në Hagë, siç kishte peshuar dhe vazhdon të peshojë në çdo akuzë të padrejtë që i bëhet luftëtarëve të UÇK-së”, ka thënë deputeti Selimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img