-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Cigaret e kontrabanduara fshihen në dollapa nga shitësit në sheshin “Zahir Pajaziti”

Pas gjurmimit në rrugën “Tringë Smajli” për shitjen e cigareve elektronike, ekipi ndjek linjën e informacionit të dhënë nga shitësi.

Destinacioni i radhës për të zhvilluar inskenimin është biznesi “Dini” në sheshin “Nëna Terezë”.

Shitësi: Makinën e tyre po e do a po?

Gazetarja: Po.

Shitësi: A po ia tregon.

Gazetarja: Po, a ma tregon pak.

Pamjet tregojnë se cigaret dhe këto pajisje nuk mbahen të ekspozuara.

Ato mbahen të fshehura në dollap.

Gazetarja: Çfarë keni?

Shitësi: Kjo është Regular.

Gazetarja: Okej, nuk po di a me marrë Regular pra. Sa është kjo?

Shitësi: 2.50 kojshike.

Më pas, aty sjellen dy llojet e pajisjeve.

Shitësi: Këtu e vendos ata. Kjo maqina është që e mbush, a po e din këta?

Gazetarja: Jo nuk më ka ra me përdorë, e kom për herë të parë, e s’po di qysh.

Shitësi: Kjo mbushet këtu, kështu a po e din, e ki me kabell me adapter komplet e ki, si të mbushet i pinë dy cigare tani e lenë.

Gazetarja: Sa bon kjo, po mendoj sa i bon baterija?

Shitësi: I pinë dy cigare me to tani e lenë këtu, kështu e lenë. Kjo është si power bang. Për 10 minuta e mbush besoj.

Gazetarja: Sa është kjo?

Shitësi: Feim, 50 e ka a? 45 euro po ta boj, edhe dy paqeta cigare.

Gazetarja: A keni tjera?

Shitësi: Këta ta bojna 30.

Shitësi: Këtu qitet cigarja, kjo është ma e trashë.

Gazetarja: E pse është ma e shtrenjtë kjo?

Shitësi: Me këtë i pinë 20 cigare.

Gazetarja: Kjo e mban ma pak a?

Shitësi: E mban shumë kjo po është kështu e trash.

Gazetarja: Kupon fiskal a lëshoni për këtë?

Shitësi: Jo.

Këto dy biznese nuk janë të vetmet në Prishtinë. Pak hapa më larg “Dini-t”, gjendet dhe një Tobaco Shop tjetër që shet këto cigare.

Aty klienti që gjendet në lokal, apelon për të mos u konsumuar, duke pretenduar se janë edhe më të dëmshme.

Klienti: Valla kjo është shumë e keqe, mos e pini.

Gazetarja: Pse?

Klienti: Unë e kom pi iCos-in por e keqe është shumë.

Gazetarja: Pse si shije po mendon a?

Klienti: Edhe si shije edhe kështu, për shëndet. Unë po të thom se edhe unë klient jam.

Tutje, shitësi pranon se ende asnjë kompani nuk e ka marrë përfaqësinë për importimin e tyre, dhe rruga e vetme është kontrabanda.

Prandaj, asnjëra nga to nuk përmban banderolën vendore.

Gazetarja: Kush po i importon këto, prej këtyre kompanive?

Shitësi: Ende s’ka kompani njëherë veç kështu po vijnë.

Gazetarja: Të zezën a?

Shitës: Po.

Gazetarja: Kjo e Shqipërisë koka, ajo e Maqedonisë?

Shitës: Po.

Cigaret elektronike nuk janë gjetur edhe në disa biznese të tjera në kryeqytet që merren me shitjen e cigareve dhe produkteve të tjera. Sipas tyre, ato nuk i mbajnë për shkak se futen ilegalisht.

Gazetarja: Regular Feet?

Shitësja: Jo

Gazetarja: Nuk mbani a?

Shitësja: Nuk po e di as çka është!

Gazetarja: Këto cigaret me pajisje që janë.

Shitësja: Aha, jojo Heets-a nuk mbajmë.

Gazetarja: Në rregull. A e din ku ka këtu afër?

Shitësja: Ato janë ilegal, kështu që është problem puna e konkurencës nuk tregojnë kush mban. /BetimipërDrejtësi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img