3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Trump bën prapë ndryshime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Donald Trump po vazhdon riorganizimin e stafit të tij për sigurinë kombëtare.

Ndihmësit e presidentit konfirmuan sot se zëvendës këshilltarja e sigurisë kombëtare K.T. McFarland, e cila ka punuar për tre administrata republikane të mëparshme, pritet të bëhet ambasadorja e ardhshëm amerikane në Singapor, njofton VoA.

65-vjeçarja McFarland u bashkua me stafin e Shtëpisë së Bardhë si ndihmëse e ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Gjeneralit Michael Flynn.

Presidenti Trump e shkarkoi zotin Flynn pas 24 ditësh në detyrë, pasi doli se ai kishte gënjyer për kontaktet e tij me ambasadorin rus në Uashington.

Gjenerali H.R. McMaster, i cili zëvendësoi Michael Flynn, po riorganizon stafin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare që shërben si grup këshillues për presidentin e SHBA.

Javën e kaluar, shefi i presidentit për strategjinë, Steve Bannon, të cilin presidenti e kishte përfshirë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare duke zgjuar kritika të forta në qarqet e politikës së jashtme në Uashington, u largua nga ky këshill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img