4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Stano: Zgjedhjet në Veri të organizohen sa më shpejt, serbët të marrin pjesë pa parakushte

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se është e rëndësishme që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet lokale dhe gjithëpërfshirëse në katër komunat veriore, ku serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte. 

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se zgjedhjet e prillit 2023 s’kishin ofruar zgjidhje politike afatgjate për shkak të daljes tepër të vogël.

“Sa u përket zgjedhjeve, edhe pse zgjedhjet e pjesshme për kryetarë të komunave të mbajtura në prill 2023 në katër komunat e veriut të Kosovës u zhvilluan në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, ne kemi qenë shumë të qartë se për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët, ato nuk kanë ofruar një zgjidhje politike afatgjate. Prandaj, është e rëndësishme që zgjedhjet lokale gjithëpërfshirëse, ku serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte, të organizohen sa më shpejt”, ka thënë Stano për “KOHA”, raporton Express. 

Gjithashtu Stano ka rikujtuar angazhimin që Kosova ka marrë në Bratisllavë për de-eskalimin dhe ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar

“BE-ja nënvizon deklaratën e Përfaqësuesit së Lartë në emër të BE-së të datës 3 qershor 2023, e cila i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa për të de-përshkallëzuar situatën dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Kosova u angazhua për këto parime në Bratislavë në korrik 2023”, ka theksuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img