2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Bërnabiq pretendon se “disa në BE janë më të shqetësuar se kurrë me Kurtin”

“Për të gjithë është e qartë, për ShBA-në dhe BE-në, që Kurti sheh rrugëdalje në provokime të konflikteve”, ka thënë kryeministrja serbe në një paraqitje kryekëput propagandistike në Tv Pink, duke folur për ngjarjet e fundit dhe për takimin e ardhshëm të Nivelit të Lartë në Bruksel më 14 shtator.

Bërnabiq, njëjtë si shefi i saj Aleksnadar Vuçiq, i bie borisë së “paralajmërimit” për kriza të reja në vijim, “të provokuara” nga kryeministri kosovar, për çka edhe shton se “kurrë më herët s’kam parë kaq shumë shqetësim te disa përfaqësues të Bashkimit Evropian se çka do të ndodh më pas”.


“Mendoj se janë plotësisht në dijeni që Kurti jo vetëm që do të vazhdojë me provokime, por se ai do ta ngrisë në një nivel të ri, sepse koha me ngadalë po mbaron. Nuk ka bërë asgjë, Marrëveshjen e Brukselit as që e përmend e as s’e kthen kokën kah ajo, tek Asociacioni i Komunave (të banuara me shumicë) Serbe”, ka thënë Ana Bërnabiq.

Pozicioni i Serbisë gjatë muajit shtator, thotë Bërnabiq, “nuk do të jetë hiç i lehtë”, teksa citoi edhe fjalët e emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, se serbët në Kosovës “në kuptimin e ngushtë të fjalës po vuajnë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img