2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Muharremi: Albin Kurti po i përdorë vetëm statistikat pozitive, realiteti është ndryshe

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije se Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës po vazhdojnë t`i përdorim vetëm statistikat pozitive, të cilat i përshtaten Qeverisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qeveria askund nuk i përmend statistikat se 55% e qytetarëve mendojnë që procesi i integrimit në BE është tu shkuar keq.

Sipas tij, Qeveria po dëshiron ta paraqes një realitet ndryshe.

“Ju kam thënë që Albin Kurti nuk ka përdorë më herët statistika me distrozu realitetin. Sa e gjeta edhe një të re. Këtë javë ai tha që 94% të Kosovarëve janë pro EU. Në fakt janë 95% dhe fjala është për pyetjen ‘nëse kishte pas referendum, a kishit votuar pro anëtarësimit në BE’. E kjo nuk përkethet në përkrahje si e ka paraqitë KM, po nejse. Tash në të njejtin raport sot e lexova që kishte qenë edhe një pyetje tjetër. “Si do ta përshkruani gjendjen aktuale të procesit të integrimit të Kosovës në BE?’ E këtu 55% kanë thënë negative apo keq dhe shumë keq gjendjen. 5% janë të pavendosur, e 40% të kënaqur. Këto janë saktësisht ato rastet kur Albin Kurti dhe Qeveria vendosin me i përdorë vetëm statistikat e mira e me paraqit realitetin më ndryshe sesa që është”, ka shkruar Muharremi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshenoll.muharremi%2Fposts%2Fpfbid02XsAaw8dcrsNFi3QK2P4u8oT4JFY1YgxRUPsLUxYHr7FMpmdrdhoKbRCByZLc4ZMCl&show_text=true&width=500

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img