Nuk janë të rralla rastet kur pacientët në Qendrën Integruese Rehabilituese të të sëmurëve kronikë-psikiatrikë ikin nga ky institucion dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Shpesh ata nuk kthehen për ditë e javë të tëra, derisa Policia t’i gjejë në qytete të ndryshme të vendit.
Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me pacientin B.A, i cili është larguar para disa ditësh nga kjo qendër, në orët e mëngjesit.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kjo nuk është hera e parë që i njëjti ka ikur nga kjo qendër, pasi edhe më parë është larguar dhe e kanë rikthyer sërish për rehabilitim.
Sipas informacioneve të para, i njëjti në të shumtën e rasteve kur është zhdukur, e kanë gjetur te familjarët e tij.
Pasi rasti është denoncuar në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të ndërmerren veprimet e nevojshme lidhur me rastin.