Valon Berisha nuk është më futbollist i skuadrës së Stade de Reims
Mesfushorit kosovar dhe skuadra franceze kanë shkëputur kontratën me mirëkuptim të dyanshëm, një vit para se të skadojë kontrata e kosovarit.
“Stade de Reims dhe Valon Berisha kanë vendosur, me marrëveshje të ndërsjellë, t’i dhënë fund bashkëpunimit të tyre”, thuhet në komunikatën zyrtare të Reims.
Ndryshe, Berisha u transferua të Reims nga Lazio më 2020, derisa pati 41 paraqitje për skuadrën nga Ligue 1.
Në fund Reims i ka uruar më të mirën në karrierë Berishës.