7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri: Nuk ka libra të përkthyera për komunitetin turk e boshnjak

Ymer Ymeri nga SBASHK-u, ka treguar se për komunitetin turk e boshnjak nuk ka libra të përkthyera.

Ai ka thënë se vetëm vitin e kaluar ka pasur mungesë të këtyre librave dhe këtë vit nuk gjenden të tilla libra.

“Vitin e kaluar ka pasur mungesë, por këtë vit libra për komunitetin turk e boshnjak nuk ka edhe pse librat është dashur të jenë të përkthyera”, ka thënë Ymeri në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Ymeri ka treguar edhe një shqetësim tjetër nga tereni, ku thotë se ka mungesë të librave nëpër disa shkolla për paralelet 5-9.

“Diqka shqetësuese te librat për fëmijët e paraleleve 5-9 është ka mungese të librave për shkak se psh. vitin e kaluar në klasën e pestë ka pasur më pak nxënes se këtë vite, dhe prandaj ka mungese të librave. Do të ishte mirë që ministria ti siguronte librat në ato shkolla ku ka mungesë”, është shpehur Ymeri.

Ymeri ka treguar se gjatë vizitave që ka bërë sot, sipas tij një numër simbolik i nxënësve kanë qenë të pajisur me libra, diku rreth dy-tre nxënës në klasë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img