Lumir Abdixhiku kishte paralajmëruar që një kohë se partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës do të nis gjëra konkrete opozitare.
“Rruga e re” është quajtur platforma e re e LDK-së e cila synin qeverisjen e ardhshme dhe rrëzimin e pushtetit aktual.
Për të filluar “Rrugën e Re”, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Abdixhiku ka ftuar kryesinë e partisë në një takim dy ditor në Prevallë.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, LDK do të filloj përgatitjet për programin dhe platformën e re të partisë.
Abdixhiku ka kohë që ka deklaruar se e djathta është zgjidhja dhe se sipas tij “Rruga e re” është përgjigja.
Me këto paralajmërime, Qeveria Kurti do të bëhet gati për një opozitë më të “ashpër” e konkrete, gjë të cilën e kanë paralajmëruar edhe partitë e tjera.