Kik-bokseri, Rron Kasumi, i ka sjellur Kosovës medaljen e argjendtë nga Kampionatin Evropian Wako të kik-boksit për fëmijë, kadet dhe junior, që u mbajt në Stamboll të Turqisë.
Ai shënoi dy fitore në kategorinë +81 kg, ndërsa u mposht në finale.
Garuesit tjerë, Albion Veliu (-47 kg) dhe Fatlind Ejupi (-79 kg), shënuan nga një fitore, duke zënë vendet e pesta.