Personat që sot kishin plaçkitur filialin e një banke në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, së pari i kishin marrë paratë një klienteje e cila ishte duke i deponuar ato.
Klientja e bankës, e cila nuk deshi të zbulonte identitetin e saj, i ndoqi ata pas plaçkitjes, dhe në pamjet si vijon ajo ishte duke vrapuar pas tyre, transmeton klankosova.tv.
Ajo për Klan Kosovën ka thënë: “Ata ia nisën të bërtasin. Patën armë, mua mu dok si lodër. Policia masandej i ka arrestuar pasi i kam ndjek unë”.
Më poshtë e keni videon se si hajnat janë ndjekur nga gruaja në fjalë.