-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Në tetor del plani i ri për anëtarësimin e Kosovës dhe shteteve të tjera në BE

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, thotë se në tetor do të prezantohen propozime thelbësore për zgjerim. Ai ka shpërndarë intervistën e tij dhënë për Euractiv, ku flet për hapat e mëtutjeshëm pas premtimit që iu dha vendeve aspiruese se anëtarësimi në BE mund të ndodhë deri në vitin 2030.

“Ne do të vendosim gjithçka mbi tavolinë që ta bëjmë të mundur zgjerimin, por vendimi është i vendeve anëtare”, shkroi Varhelyi në “X”.

Ai i ka thënë Euractiv-it se zgjerimi i BE-së deri më 2023 është i realizueshëm, por vetëm nëse vendet kandidate dhe vetë blloku i “dyfishojnë përpjekjet e tyre”, transmeton Gazeta Express.

Vitin 2030 e dha si afat Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë kësaj jave, duke thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e tjera kandidate duhen të jenë gati brenda shtatë viteve të ardhshme.

Komisioneri për Zgjerim, thotë se objektivi i dhënë nga Michel është i realizueshëm, megjithatë ai shton se nuk duhet të insistohet në afate të caktuara.

Sipas Varhelyit, zgjerimi deri në vitin e dhënë si afat nënkupton edhe përshpejtimin përpjekjeve për reforma në institucionet e BE-së.

Plani propozues në tetor

Varhelyi njofton se në tetor, kur Komisioni Evropian pritet ta prezantojë raportin e përvjetshëm të progresit për të gjitha shtetet në procesin e anëtarësimti, ekzekutivi i BE-së do të dalë me “propozime thelbësore”.

“Ne jemi të gatshëm që të dalim me propozime të reja dhe me ide të reja”, thotë komisioneri.

Sipas tij, plani do të përfshinte parimisht një “Plan të rritjes”, tashmë të zbuluar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në maj, përmes së cilës BE-ja kërkon t’i rrisë investimet në Ballkanin Perëndimor dhe të ulë ndikimin ekonomik të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Do të përfshijë gjithçka, nisur nga reformat në sundimin e ligjit, demokraci, reformat ekonomike dhe integruese, zhvillimin e klimës për investitorë dhe të sigurojë – kjo është gjithashtu e rëndësishme – mbështetjen e nevojshme financiare, për t’i mbyllur mungesat zhvilluese para se të bëhen shtete anëtare”, thotë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img