-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zjarret jashtë kontrollit në Greqi, Evros digjet për 14-ën ditë radhazi

Ka qenë një tjetër natë makthi për zonën e Evros, pasi zjarri në pyllin e Dadias vazhdon të përhapet. Evros vazhdon të digjet për të 14-ën ditë radhazi, ndërsa pasditen e së enjtes autoritetet paralajmëruan të qëndrojnë në gatishmëri për shkak të zjarrit të vazhdueshëm në pyje.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, 582 zjarrfikës me 129 automjete dhe 16 njësi po operojnë, kryesisht midis zonave të Soufli, Kornofolia, Dadia, Kotronia, Sidiro dhe Giannouli, ndërsa 10 avionë zjarrfikës dhe shtatë helikopterë operuan nga ajri gjatë ditës.

Ndërkohë në të gjithë territorin janë duke u shuar 68 zjarre, ndërsa në 24 orët e fundit janë raportuar 32 zjarre të reja në pyje, shumica e të cilave janë shuar menjëherë, në fazën fillestare, siç njoftojnë zjarrfikësit.

Nisur nga situata e vështirë në terren forcat Greqia ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera evropiane. Gjermania, Suedia, Kroacia dhe Qiproja kanë dërguar avionë, ndërsa dhjetëra zjarrfikës rumunë, francezë, çekë, bullgarë, shqiptarë, sllovakë dhe serbë po ndihmojnë autoritetet greke.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img