-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-zëvendësministri i Arsimit: Vendimi i MASHT-it për librat në kundërshtim me ligjin, nuk po funksionon

Sot fillon viti i ri shkollor në Kosovë. Sfida e këtij fillim viti për nxënësit është sigurimi i teksteve shkollore.

Ministria e Arsimit këtë vit ka propozuar një metodë të re të blerjes së librave nga prindërit nëpërmjet rimbursimit.

Por, mjetet e premtuara nga MASHT-i ende nuk janë ekzekutuar në llogaritë e prindërve.

Për këtë gjë ka reaguar ish-zëvendësministri i Arsimit, Azem Guri.

Ai tha se ky vendim nuk po funksionon.

Guri thotë se sfida tjetër e propozimit të MASHT-it është mungesa e librarive në disa komuna.

“Nuk është duke funksionuar kjo është sfida e parë, tash fillon viti shkollor e prindërit ende nuk i kanë marr mjetet dhe furnizimi shkollor është shumë i vështirësuar sidomos në komunat që s’ka librari”, theksoi Guri.

Ish-zëvendësministri ka thënë se vendimi i sivjetshëm i ministrisë është në kundërshtim me ligjin.

“Ky vendim nuk është i duhuri dhe është në kundërshtim me ligjin se ligji e obligon ministria me i ofruar tekstet falas. Teknikisht ky vendim është shumë i vështirë me u arrit dhe do të shkojë një kohë e gjatë deri t’i sigurojë prindërit tekstet për fëmijët”, u shpreh Guri për Front Online.

Ministria e Arsimit e kishte anuluar më 9 gusht tenderin për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasës së parë deri në klasën e pestë, për vitin e ri shkollor që nis më 1 shtator, nën arsyetimin se “librat janë shtrenjtë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img