-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Borrell: Ukraina duhet të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Europian, Ballkani Perëndimor gjithashtu

Presidenca spanjolle e Bashkimit Europian do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor.

Këtë e konfirmoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Gjatë një eventi në Madrid, ai njoftoi se Unioni do të mbajë një konferencë të përbashkët me Ballkanin Perëndimor në fund të shtatorit për të analizuar situatën në rajon.

Borrell nënvizoi se kjo do të bëhet krahas takimeve tjera që do të zhvillohen, siç është samiti i Procesit të Berlinit.

“Çështja e zgjerimit ka qëndruar lart në diskutimet tona. Ukraina duhet të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Europian. Ballkani Perëndimor gjithashtu. Sa më shpejt. Lufta në Ukrainë ka pasur një efekt kolateral për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Sigurisht që është një proces i bazuar në meritë. Një shtet do të bëhet anëtar kur të përmbushë të gjitha kushtet. Por në të njëjtën kohë është mirë për të caktuar një objektiv politik”, tha Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme.

Borrell shtoi se BE duhet të jetë e përgatitur për pranimin e vendeve të reja anëtare, por vetëm kur kandidatët të kenë përmbushur kushtet.

Shefi për politikën e jashtme foli edhe për dialogun duke konfirmuar takimin e radhës Kurti-Vuçiç.

“Më 14 shtator do të zhvilloj një takim të nivelit të lartë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si ndërmjetësues do të kërkoj për zgjidhje”.

Hera e fundit që Kurti-Vuçiç janë takuar ka qenë data dy maj. Më pas mes tyre ka pasur shkëmbim akuzash dhe tensione për shkak të krizave të vazhdueshme në veri të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img