11.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Lirohen nga paraburgimi biznesmeni Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e MINT

Dy zyrtarët e shtetit, Irfan Lipovica dhe Haviz Gara si dhe biznesmeni Ridvan Muharremi janë liruar nga paraburgimi pasi ishin arrestuar si të dyshuar për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore.

Kjo është konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi.

“Tretë janë liruar”, ka thënë Halimi.

Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të pandehurve Irfan Lipovica., av. Durim Osmani dhe av.Feim Alaj, Haviz Gara , av. Bekim Kelani dhe Rodvan Muharremi, av.Mahmut Halimi, NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023 i datës 19.08.2023, ashtu që të pandehurve I.L., H.G .dhe R.M., ju ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtit lirohen menjëherë për t’u mbrojtur në liri, sot me rdatë 31.08.2023″, thuhet në vendimin e Apelit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img