Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar Platformën për Edukimin e Votuesve dhe Trajnimin e Administratës, dokumenti ky i cili është orientues i trajnimit të Trupave Menaxhuese të Zgjedhjeve.
Arianit Elshani anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së, tha se Platforma për Edukimin e Votuesve dhe Trajnim si projekt është financuar nga OSBE, dhe parasheh që t’i njoftoj votuesit për të drejtat e tyre dhe trajnimin e administratës në mënyre digjitale.
“Kemi pasur një aktivitet në lidhje me digjitalizimin e moduleve tona trajnuese edhe edukuese. Ky projekt do të përfshijë informimin dhe edukimin e votuesit për të drejtat e tyre dhe trajnimin e administratë së zgjedhjeve në aspekte të ndryshme, dhe përgjegjësive të tyre në proceset zgjedhore”, tha ai.
Një vendim tjetër që u morë nga anëtarët, ishte edhe miratimi i kërkesës për blerjen e klimave për objektin e KQZ-së.