PrishtinaPress më herët raportoi për një vrasje diku në malet e fshatit Balincë të Malishevës ku si pasojë ka vdekur një 29-vjeçar.
Demos ka mësuar gjithashtu se inicialet e viktimës janë SH.K i lindur më 1994.
Ndërkaq këtë rast për Demos e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili ka thënë se viktima fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë por që i njejti dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.
Tutje Elezaj tha se janë në kërkim të të dyshuarit/ve dhe se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
”Atë që mund t’ju konfirmoj në këto momente është se sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarit/ve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj për Demos.