Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Bubavec të Malishevës, shkruan GazetaDemos.
Sipas burimeve të Demos, viktima ka qenë 29 vjeçar dhe se vrasja ka ndodhur në një mal.
Sa i përket këtij rasti tragjik ende nuk dihen motivet e vrasjes.
Demos ka kontaktuar policinë në lidhje me këtë rast dhe është në pritje të një përgjigje.