13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

KFC urdhërohet të mos mashtrojë klientët me rritje artificiale të pulave

Kompania e njohur e ushqimit të shpejtë “Kentucky Fried Chicken” (KFC), është urdhëruar të ndalojë përdorimin e antibiotikëve të njerëzve për shtimin e peshës së pulave. Pula këto të cilat kompania i përdor për të përgatitur mishin.

Korporata Yum Brands, e cila ka në posedim rrjetin e restoranteve KFC, ka thënë se do të ulë përdorimin e antibiotikëve në rritjen e pulave, pasi të njëjtën gjë e kanë bërë edhe kompanitë e tjera të ushqimit të shpejtë.

Kompanitë e industrisë së mishit “McDonald”, dhe “Subway” kanë premtuar ulje në përdorimin e antibiotikëve tek pulat. Edhe furnizuesit e tjerë si “Perdue Farms” dhe “Tyson Foods” kanë bërë veprime të ngjashme, shkruan Wall Street Journal.

Industria e mishit për dekadat tëra ka përdorur antibiotikët për të trajtuar sëmundjet e pulave, dhe për të ndihmuar kafshët që të fitojnë peshë më shpejtë. Këta antibiotikë zakonisht përdoren për njerëz, shkruan Insajderi.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Amerikë ka kërkuar ndalimin e përdorimit të antibiotikëve për shtimin e peshës së pulave, që nga fillimi i vitit 2017.

Kompania e njohur amerikane “KFC” së fundmi është shtrirë edhe në Kosovë, ku ka hapur dy restorante në Prishtinë e Mitrovicë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img