-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdojnë përplasjet brenda AAK-së në Deçan, Demaliaj e quan kryetarin Ramosaj “mashtrues”

Dega e AAK-së në Deçan nuk po e gjen qetësinë. Përplasja mes ish-deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj dhe kryetarin aktual të kësaj komune, Bashkim Ramosaj, po vazhdon.

Ish-deputeti Demaliaj, e ka quajtur “mashtrues” kryetarin aktual të Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar se Ramosaj po mashtron kur po thotë se Këshilli i Përgjithshëm i Degës ia ka dhënë mbështetjen për të garuar edhe për zgjedhjet e ardhshme.

“Hallakama në Deçan.!! Mbrëmë në ora 20:30 Emisioni i quajtur Hallakamë nga TV Klan Kosova kishte mbërritur në Deçan dhe i intervistuari i emisionit ishte kryetari aktual i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.!! Njëra nga pyetjet e gazetares së këtij emisioni ishte edhe pyetja për nominimin e tij për kryetar në zgjedhjet 2025.!! Kryetari u përgjegj me Po.!! Këshilli i përgjithshëm i Degës së partisë ma ka dhënë këtë përkrahje.!! Kryetari po mashtron publikun me këtë veprim.!!”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar edhe pyetje për kryetarin Ramosaj.

“Unë dua ta pyes kryetarin vetëm me dy pytje.!! 1.Pse nuk e nxjerr publikisht listen e anëtarëve të këshillit të përgjithshëm ??? 2. Sa nga votuesit që votuan në këtë mbledhje janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Degës së AAK-së duke përfshirë këtu edhe dy vëllëzërit tuaj që votuan në këtë proces.!! Nuk po e zgjas shumë me këtë marrëzi por nuk do të ndalem kurrë në mbrojtjen e ligjshmërisë në Parti dhe jashtë saj.!! Mashtrimi dhe kundërligjshmëria nuk do të mbizotërojnë kurrë tek unë dhe nuk do të kalojnë në heshtje”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img