Arrestohet një person në Shtërpcë pasi ushtroi dhunë ndaj viktimës kosovare.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguan për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.